Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka shpallur vendin e tij një lider global që ndihmoi Perëndimin të gjente përsëri veten gjatë fjalimit të tij të fundvitit në Parlament.
“Ukraina u bë një nga liderët globalë,” u tha ai deputetëve, zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë ushtarakë.
“Mbi 10 muaj të këtij viti, ne i kemi ndihmuar të gjithë. Ne e ndihmuam Perëndimin të gjente përsëri veten, të rikthehej në arenën globale dhe të ndjente se sa shumë mbizotëron Perëndimi. Askush në Perëndim nuk ka frikë dhe as nuk do të ketë frikë nga Rusia”, shtoi ai.
Fjalimi 45-minutësh, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, u fokusua shumë në luftën e nisur nga Moska.