Zelensky mes emocionesh: Rusia po përpiqet të shkatërrojë gjithçka në Donbas

1 minut lexim

Rusia po bën gjithçka që mundet për të shkatërruar “çdo jetë” në rajonin e Donbasit në lindje, tha presidenti i Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në fjalimin e tij të natës, Volodomyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës dhe zonave të banuara që “tregon se Rusia dëshiron ta bëjë këtë zonë të pabanuar”.

Ai foli gjithashtu për sulmet me raketa në Kiev gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres këtë javë.

Fatkeqësisht, poshtërimi brutal i Kombeve të Bashkuara nga Rusia mbeti pa një përgjigje të fuqishme”, tha ai.

Më vete, ai u tha gjithashtu mediave polake se shanset e kolapsit të bisedimeve të paqes janë “të larta” për shkak të “libërit të lojërave të Rusisë për vrasjen e njerëzve”.

Megjithatë ai tha se ishte ende i gatshëm të fliste me presidentin rus Vladimir Putin, sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konfrontimi ushtarak i Perëndimit me Rusinë, me rastin e agresionit rus në Ukrainë

Story i radhës

Zbulohet çmimi i biletës së Met Gala, kostoja për të marrë pjesë do t’ju shokojë!

Të fundit nga