Zelensky: Lufta do të kishte përfunduar, nëse Ukraina do të kishte më shumë armatim

April 20, 2022
1 minut lexim

Në fjalimin e tij të natës me video drejtuar vendit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”.

Presidenti Zelensky tha se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.

Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve./Bota sot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot mot i vranët dhe me shi

Story i radhës

Nëse po kërkon një kafshë shtëpiake, zgjidhe sipas shenjës së horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë