zelensky leshimet nuk do ta bindin rusine te ndale vrasjet 6899d797a04ea

Zelensky: Lëshimet nuk do ta bindin Rusinë të ndalë vrasjet

August 11, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, edhe një herë bëri thirrje për partnerët që të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke thënë se ajo po “zvarrit luftën” dhe nuk tregon asnjë interes për ta përfunduar atë, shkruan The Guardian.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy tha se “një javë tjetër ka përfunduar pa asnjë përpjekje nga Rusia për t’u pajtuar me kërkesat e shumta të botës dhe për të ndaluar vrasjet”, transmeton KosovaPress.

Duke u përballur me sulmet e vazhdueshme ruse, “ne po mbajmë pozicionet tona dhe po bëjmë gjithçka për të shkatërruar ose dëbuar pushtuesin”, tha Zelensky.

“Ne po mbrojmë jetën e njerëzve tanë dhe po forcojmë mbrojtjen tonë ajrore. Kjo është situata në luftë”.

Duke u kthyer te diplomacia, ai tha se “Rusia refuzon të ndalë vrasjet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim”.

“Ky nuk është vetëm një qëndrim moral – është një qëndrim racional. Lëshimet nuk bindin një vrasës”.

Ai përsëriti se Ukraina po punonte me partnerët për të “afruar një paqe të vërtetë – paqe përmes fuqisë”, që sipas tij ishte “i vetmi lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti diskuton me zyrtarin gjerman rreziqet nga dezinformimi dhe sfidat politike ne rajon 6899d66f6e09e
Lajmi i mëparshëm

Kurti diskuton me zyrtarin gjerman rreziqet nga dezinformimi dhe sfidat politike në rajon

6899daa375236
Lajmi i radhës

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë