zelensky i gatshem te perballet me putinin nese ndodhe kjo gje shperthen lufta e trete boterore 623737bf4ce46

Zelensky i gatshëm të përballet me Putinin: Nëse ndodhë kjo gjë, shpërthen Lufta e Tretë Botërore

March 20, 2022
1 minut lexim

Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte,” i tha Zelensky Fareed Zakaria të CNN në një intervistë ekskluzive të dielën në mëngjes, përcjell “Bota sot”.

“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Nne po humbasim njerëz në baza ditore, njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai.

Zelensky vazhdoi duke thënë se: “Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur, për të na vrarë. Dhe ne mund të tregojmë se me dinjitetin e popullit tonë dhe ushtrisë sonë jemi në gjendje t’i japim një goditje të fuqishme, ne jemi në gjendje ta kthejmë kundër. Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të ruajë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

venom
Story i mëparshëm

Venom, një mega ambient i mrekullueshëm që bën namin në Kosovë

zelensky nje seks simbol ja ndihma e vecante e stilistit cek per ukrainen 623737c22ab13
Story i radhës

Zelensky, një seks simbol! Ja ndihma e veçantë e stilistit çek për Ukrainën

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë