Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi për 120 ditë tjera ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Marrëveshja e drithërave do të zgjatet për 120 ditë. Ukraina së bashku me Antonio Guterres dhe Recep Tayyip Erdoğan morën vendimin kyç në luftën globale kundër krizës ushqimore”, shkroi Zelenskyy në Twitter.
Presidenti Erdoğan njoftoi se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë të tjera. Ai njoftoi se me transportimin e mbi 11 milionë tonë drithërave dhe produkteve ushqimore me afro 500 anije në një periudhë 4-mujore është parë sa e rëndësishme është kjo marrëveshje.
Guterres, nga ana e tij, përshëndeti vazhdimin e marrëveshjes së drithërave që “lehtëson lundrimin e sigurt të eksportit të drithërave, produkteve ushqimore dhe plehrave bujqësore nga Ukraina”.
Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt, marrëveshja e cila skadonte më 19 nëntor.
Burimi: GAZETA.MK