​Zelensky falënderon Bullgarinë për heqjen e masës së ndalimit ndaj importeve të Ukrainës

min lexim

“I jam mirënjohës Bullgarisë për vendimin e saj për të mos zgjatur kufizimet në eksportet bujqësore të Ukrainës pas 15 shtatorit”, shkroi të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Falënderoj kryeministrin Nikolai Denkov dhe ekipin e tij, si dhe deputetët bullgarë që e mbështetën këtë veprim. Bullgaria jep një shembull të solidaritetit të vërtetë”, shtoi lideri ukrainas.

Më herët gjatë ditës, Parlamenti i Bullgarisë votoi, me 124 vota pro, 69 kundër, dhe 8 abstenime, për heqjen e ndalimit të importit të grurit, misrit, dhe farave të lulediellit me origjinë nga Ukraina, duke filluar nga data 16 shtator 2023.

Rezoluta thotë se duke marrë parasysh solidaritetin e Bullgarisë me Ukrainën dhe duke marrë parasysh nevojën e furnizimeve të produkteve bujqësore për sigurinë globale të ushqimit, Bullgaria nuk e mbështet zgjatjen përtej 15 shtatorit 2023 të ndalimit të importit të grurit, misrit, dhe farave të lulediellit ukrainas në Bullgari, Poloni, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Sipas rezolutës, heqja e ndalimit nuk do të rrezikojë konkurrencën e prodhuesve bujqësorë bullgarë.

Para votimit, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Kiril Vatev i tha Parlamentit se ishte dakord me treguesit makroekonomikë të paraqitur në Këshillin e Ministrave, sipas të cilëve nocioni që Bullgaria të heqë dorë nga kërkesa e saj për të vazhduar ndalimin e importeve nga Ukraina nuk është “aq shqetësuese”. Ministri tha se ndër masat që do të zbatohen është rritja e kontrollit për të gjitha mallrat e importuara ukrainase, veçanërisht drithërat, si dhe kontrolli rigoroz i pranisë së radioaktivitetit dhe metaleve të rënda, herbicideve dhe pesticideve.

Ndërkohë, Unioni Bullgar i Fermerëve kërkoi që Bullgaria të kërkojë kompensime shtesë nga Komisioni Evropian (KE) për humbjet e prodhuesve bullgarë të drithërave, veçanërisht ato të lulediellit, pas heqjes së ndalimit të importit të drithit ukrainas të premten. “Qeveria dhe fermerët së bashku duhet të përcaktojnë një paketë masash në mbështetje të degës dhe të kërkojnë burime nga KE. Paratë duhen për të siguruar burime për mbjelljet e vjeshtës dhe për të garantuar korrjen e re. Gjithashtu, kontrolli i importeve të Prodhimi bujqësor ukrainas duhet të rritet”, tha kreu i Unionit të Fermerëve Bullgar, Georgi Stojanov.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stoli i Lyonit i besohet kampionit të botës në vitin 2006

Story i radhës

Amir Dalipi me funksion në MPB, u.d. shef në SPB-Tetovë do të jetë Mihajllovski

Të fundit nga