Zelensky e uron Ramën për fitoren: Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptarë

May 13, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka uruar Edi Ramës për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Zelenksy përcolli urimet për Edi Ramën përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se e vlerëson lidershipin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën.

“Urime Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptarë”, shkroi Zelensky në X.

Ai theksoi më tej qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë.

“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Samiti i Asociacionit politik europian në Tiranë 15-16 maj/ Kush udhëton duhet të jetë 3 orë përpara në Rinas

Story i radhës

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite
sqmken
ShkoLartë