zelensky do tu drejtohet politikaneve amerikane shba e gatshme ta izoloje rusine 622f8ff991c09

Zelensky do t’u drejtohet politikanëve amerikanë – SHBA e gatshme ta izolojë Rusinë

March 14, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet politikanëve amerikanë drejtpërdrejt përmes videolidhjes të mërkurën në mëngjes, thonë zyrtarët e Uashingtonit.

Në një letër të përbashkët të parë nga BBC, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thonë se ata “presin me padurim” të mirëpresin presidentin dhe t’i përcjellin “mbështetjen tonë popullit të Ukrainës teksa mbrojnë me guxim demokracinë“.

Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Letra vazhdon duke thënë se ata do të diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “sakatuar dhe izoluar” Rusinë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe të sigurisë në Ukrainë.

Javën e kaluar, Zelensky mori një ovacion të fortë kur u mbajti një video fjalim deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave.

Ai do t’u drejtohet gjithashtu parlamentarëve kanadezë të martën./BOTASOT

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arjan konomi le perputhen cfare ndodhi mes debatit te ashper ne studio 622f8fc13e788
Story i mëparshëm

Arjan Konomi lë “Për’puthen”, çfarë ndodhi mes debatit të ashpër në studio

bie nafta ne burse ministrja renia do reflektohet edhe ne shqiperi cmimi percaktohet neser nga bordi 622f94e4e794b
Story i radhës

Bie nafta në bursë/ Ministrja: Rënia do reflektohet edhe në Shqipëri, çmimi përcaktohet nesër nga bordi

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë