Zelensky del nga Kievi, shkon në vijën e frontit të përballjes me rusët

1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev. Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv, tha zyra presidenciale të dielën, raporton BBC.

Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus.

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Ndërkohë, kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i luftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ylli e mbyll pjesën e parë me një pikë epërsi ndaj Trepçës

Story i radhës

Nuredini: Amvisëritë sërish do të ngrohen me energji elektrike

Të fundit nga