Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të nis fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Ky i fundit ka arritur gjatë ditës së djeshme në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi që “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”.
“Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky.
Ndërkohë, lideri ukrainas ka publikuar në rrjetet sociale një video ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB, Vassily Nebenzia.
Ndryshe, Rusia është kritikuar nga të gjitha vendet perëndimore për pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.
Burimi: GAZETA.MK