Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Rusisë përgjigje për mijëra “krime agresioni”.
Udhëheqësi ukrainas ka bërë një vizitë të papritur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), në Holandë, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Në një fjalim, Presidenti Zelensky tha se kishte 6,139 krime lufte nga Rusia vetëm në këtë prill, duke çuar në vdekjen e 207 civilëve ukrainas, përfshirë 11 fëmijë.
Ai bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një gjykate për krimet e luftës që mund ta detyronte Putinin të shpjegonte mizoritë e kryera në duart e Kremlinit.