Njëzet e tetë anije që transportonin produkte të ndryshme bujqësore u larguan nga portet e Ukrainës javën e kaluar pasi Rusia ndryshoi kursin të mërkurën duke iu bashkuar marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se anijet transportonin më shumë se 800,000 ton produkte ushqimore nga portet në Odesa, Chornomorsk dhe Pivdenny.
“Destinacionet janë Egjipti, Libia, Maroku, Algjeria, Omani, Turqia, Kina dhe Etiopia. Për më tepër, anija për në Etiopi me 30,000 ton grurë në bord u mor me qira nga Programi i Ushqimit i OKB-së (Botëror)”, tha lideri ukrainas.
Zelensky e quajti rikthimin e kësaj jave të korridorit të grurit të Detit të Zi një nga rezultatet më domethënëse ndërkombëtare të të gjithë vjeshtës.
“Ne treguam se bota është e aftë të garantojë stabilitet pavarësisht çdo kërcënimi të paraqitur nga Rusia. Bota nuk iu nënshtrua shantazheve ruse, aktorët kryesorë vepruan me vendosmëri dhe, si rezultat, përkeqësimi i krizës ushqimore u shmang”, tha presidenti ukrainas.