Zelenskiy u bën thirrje ukrainasve të qëndrojnë të qetë

February 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar, derisa qeveria dhe liderë në mbarë botën po vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një pushtim të mundshëm nga Rusia, e cila ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë përgjatë kufirit.

Duke folur në parlament, Zelenskiy tha të martën se “askush nuk po vendos për fatin e Ukrainës pas shpinës sonë”, duke shtuar se ai shpreson se së shpejti do të vendoset data e takimit të ardhshëm të grupit të Formatit të Normandisë – që përfshin Ukrainën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë – për të diskutuar për zgjidhjen e tensioneve në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

“Ne po punojmë në mënyrë aktive për të vendosur sa më shpejt datën e takimit të ardhshëm të këshilltarëve në Berlin dhe shpresoj se do të arrihet një marrëveshje për takimin e liderëve të Formatit të Normandisë”, tha Zelenskiy pasi nënshkroi një dekret për të rritur numrin e forcave ushtarake të Ukrainës për 100 mijë trupa për tre vjet dhe për të rritur pagat e ushtarëve.

Zelenskiy tha gjithashtu se ai ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët sipas tij, kanë mbështetur Ukrainën në përplasjen e vazhdueshme me Rusinë.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur Rusia ka aneksuar Krimenë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Test/ Ajo çfarë ju shihni tregon se kush jeni në të vërtetë

Story i radhës

Ballkani në mes të NATO-s dhe Rusısë (2)

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë