Çdo ditë dy fëmijë humbin jetën në Ukrainë për shkak të agresionit të armatosur rus, deklaroi Zonja e Parë ukrainase, Olena Zelenska.
”Është e rëndë të lexosh kolonat e evakuimit me emrat e fëmijëve të vrarë”, theksoi ajo, në një video-fjalim për 10-vjetorin e institutit ”Aspen” për Evropën Qendrore.
”Shumë njerëz në këto gati katër muaj të agresionit rus më thanë se e kanë të vështirë edhe t’i lexojnë lajme për Ukrainën. Unë i kuptoj shumë mirë. Është e vështirë për çdo person normal dhe empatik të zbulojë se si një raketë hyn në shtëpinë e dikujt dhe vrau një familje”, deklaroi Zelenska.
”Është e vështirë të shikosh foto të qyteteve të dëmtuara, vrima në vend të dritareve apo njerëz në spitale të lënduar nga minat”, tha ajo. /ATSH-ANSA/