Zelenksyy u drejtohet senatorëve amerikan: Mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë

March 6, 2022
1 minut lexim

Në një fjalim drejtuar ukrainasve të dielën në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy vlerësoi format e shumta të rezistencës që njerëzit kanë zgjedhur për ta kundërshtuar pushtimin rus dhe e quajti vendin e tij “superfuqi shpirtërore”.

Vendi, tha ai, po performon në “maksimumin e mundësive”, me ushtarë që loftojnë, por edhe njerëz të zakonshëm që i mbrojnë qytetet, spitalet dhe repartet e zjarrit. Ai inkurajoi banorët e zonave të pushtuara të protestojnë, nëse është e mundur.

Dhjetë ditë pas luftës, tha ai, Ukraina është bashkuar me “miliona njerëz”.

Ndërkohë, Associated Press raportoi se ai u bëri një lutje “të dëshpëruar” ligjvënësve amerikanë dje që Shtetet e Bashkuara ta ndihmojnë për të marrë më shumë avionë luftarakë për ushtrinë e tij.

Zelenskiy hapi video-telefonën private me ligjvënësit amerikanë duke u thënë atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që e shohin atë gjallë.

“Presidenti Zelenskiy bëri një lutje të dëshpëruar”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Ai tha se Zelenskiy dëshiron që SHBA-ja ta lehtësojë transferimin e avionëve nga aleatët e Europës Lindore. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar administratën për ta lehtësuar transferimin e tyre”, tha Schumer.

SHBA-ja po e shqyrton dërgimin e F-16 të prodhimit amerikan në vendet e ish-bllokut sovjetik në Europën Lindore që tani janë anëtarë të NATO-s. Ata, nga ana tjetër, do t’i dërgonin Ukrainës MiG-ët e tyre të epokës sovjetike, të cilët pilotët ukrainas janë të trajnuar për t’i drejtuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rifillojnë nesër

Story i radhës

Fundi i Ukrainës….nga Dritan Haxhiraj

Të fundit nga

Erolldi dhe Diola publikojnë momente intime

Erolldi dhe Diola këto ditë kanë vendosur t’i kalojnë në vende të nxehta siç është Maldive. Çifti kanë vendosur të ndajnë momente të lumtura mes tyre nuk ka munguar as puthja. Nga
ShkoLartë