Zelanda e Re prezanton planin për rihapje të kufijve

Zelanda e Re ka prezantuar planin për rihapje të kufijve, teksa ky shtet nis të relaksojë disa prej kufizimeve më të ashpra në botë për luftim të pandemisë.

Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi do të mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, derisa shtetasit e vendeve tjera do të mund të hyjnë në Zelandë të Re nga 13 marsi, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern.

Ata do të duhen të vetizolohen për 10 ditë, mirëpo programi shtetëror i karantinës do të anulohet.

Shtetasit e Zelendës së Re që kanë mbetur nëpër vende të ndryshme të botës, e kanë mirëpritur këtë lajm.

Ky njoftim ka ardhur pas rritjes së kritikave për politikën kontroverse të Zelandës së Re për mbyllje të kufijve, me qëllim të luftim të pandemisë.

Kufijtë e këtij vendi kanë qenë të mbyllur për gati dy vjet.

Përgjatë asaj periudhe, ky shtet me pesë milionë banorë ka regjistruar 54 viktima dhe rreth 17,000 raste të infektimit – shifra shumë më të vogla sesa në pjesën tjetër të botës./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me forcë nuk do të thotë se ka drejtësi

Story i radhës

Angela Martini shfaqet me djalin për herë të parë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish