zekolli shaqirinje hap konkret drejt realizimit te rruges tetove prizren 6808facd4b2f6

Zekolli-Shaqiri:Një hap konkret drejt realizimit të rrugës Tetovë–Prizren

April 23, 2025
1 minut lexim

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=247&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F04%2Fnje hap konkret drejt realizimit te rruges tetove

Ky projekt, i cili prej vitesh ka qenë dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të dy vendeve, tashmë po merr formë konkrete. Me krijimin e këtij grupi punues, fillon një fazë e re e bashkëpunimit institucional, e cila synon të çojë përpara me ritëm të lartë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në terren.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=254&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F04%2Fnje hap konkret drejt realizimit te rruges tetove

Zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, është emëruar anëtare e këtij grupi punues dhe do të ketë rol të drejtpërdrejtë në mbikëqyrjen dhe avancimin e këtij projekti strategjik, me qëllim që procesi të ecë me efikasitet dhe përkushtim maksimal.

“Ne jemi në veprim për ndryshim. Jo për premtime, por për rezultate konkrete që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Kjo rrugë është më shumë se një lidhje infrastrukturore – është një simbol i bashkëpunimit rajonal dhe një investim në të ardhmen tonë të përbashkët,” theksoi Zekolli Shaqiri.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=267&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F04%2Fnje hap konkret drejt realizimit te rruges tetove

Anëtarët e grupit janë tashmë të përzgjedhur nga të dyja palët dhe kanë nisur punën me angazhim të plotë profesional. Në fazën e ardhshme, pritet koordinim i ngushtë teknik dhe institucional për të kaluar në projektim e më pas në zbatim.

Dokumenti formal për themelimin dhe përbërjen e grupit punues është tashmë nënshkruar, duke dëshmuar seriozitetin dhe vullnetin e palëve për të ecur përpara.

Po ashtu, buxheti për fazën e projektimit të tunelit – pjesë kyçe e kësaj rruge – tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke garantuar stabilitetin financiar dhe angazhimin institucional për realizimin e plotë të projektit.

Rruga Tetovë–Prizren nuk është vetëm një nevojë infrastrukturore – është një rrugë që bashkon njerëzit, ekonomitë dhe vizionet për të ardhmen.

FB IMG 1745418668643 FB IMG 1745418672871 FB IMG 1745418680048

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

bianka zhvishet perseri 6808f6cc80809
Story i mëparshëm

Bianka zhvishet përsëri

bilall kasami publikon videon tetova qe per cdo dite po e ndertojme 6808fad0adfdb
Story i radhës

Bilall Kasami publikon videon: Tetova që për çdo ditë po e ndërtojmë

Të fundit nga

ShkoLartë