Zekirin askush nuk mund t’a sjellë në gjykim, ende është i sëmurë pasi i vdiq vëllau

Eksperti të cilin e ka angazhuar gjykatësja Fanka Jançuleva – Mihaillovska ka njoftuar se i akuzuari Muhamed Zekiri nuk është i aftë të ndjekë gjykimet përshkak shëndetit të rënduar. Me këtë konfirmohet mendimi i këshilltarit teknik Aleksandar Marcikiq, i cili në seancat e mëparshme e arsyetonte mungesën e Zekirit. Gjykimi është shtyrë dhe nuk dihet kur do të mbahet seanca tjetër. Gjithçka varet nga Zekiri dhe sa shpejtë do të shërohet, informon Zhurnal.

“Mendimi i personit ekspert është këtu. Është dhënë mendim se nuk është në gjendje të ndjekë gjykimin përshkak gjendjes së rënduar shëndetësore, që është e përkohshme. Seanca e ardhshme është në terminin e caktuar”, tha gjykatësja Jançuleva.

Para mbajtjes së seancës, Zekiri do të ketë edhe një kontrollë. Rezultati do të jep përgjigjen nëse i akuzuari pas disa seancave të shtyra, do të mund të paraqitet në gjykatë. Në seancën e ardhshme do të duhet të caktohen termine për seanca të tjera.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Prokurori: Pjetër Shala mori pjesë në vrasjen e një personi

Story i radhës

Ushtari ukrainas qëllon shokun e tij me plumb në kokë, po e filmonte teksa luante me armë

Të fundit nga