zekirija ramadani emocion i madh 68b0cc7863de1

Zekirija Ramadani: Emocion i madh

August 28, 2025
1 minut lexim

Pas arritjes historike të Dritës, që për herë të parë siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani, është shprehur i emocionuar dhe krenar për lojtarët e tij, ndërsa suksesin e tij ia ka dedikuar babait të ndjerë.

Sipas Ramadanit, ky sukses është meritë e tyre, si dhe e punës dhe vendosmërive të klubit.

Drita fitoi të dyja ndeshjet e play-ofit ndaj Differdanget, ku fillimisht i mposhti në Prishtinë me rezultat 2-1, pastaj edhe në ndeshjen e kthimit në Luksemburg 1-0.

“Një gëzim i jashtëzakonshëm, emocion i madh. Merita më e madhe është e dy presidentëve, që asnjëherë nuk janë dorëzuar.

Për mua personalisht është një ëndërr e realizuar.

Garoj me veten dhe mendoj se mund t’i jap edhe më tepër futbollit kosovar. Është meritë e plotë e lojtarëve”., tha Ramadani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia blindon beratin ngrihen postblloqe ne hyrje daljet e qytetit dhe ne cdo kryqezim 68b0cc17d76eb
Lajmi i mëparshëm

Policia “blindon” Beratin, ngrihen postblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe në çdo kryqëzim!

afati per regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet neser 68b0cc8095cf7
Lajmi i radhës

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër

Të fundit nga

ShkoLartë