policia blindon beratin ngrihen postblloqe ne hyrje daljet e qytetit dhe ne cdo kryqezim 68b0cc17d76eb

Policia “blindon” Beratin, ngrihen postblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe në çdo kryqëzim!

August 28, 2025
1 minut lexim

Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit, duke ngritur postblloqe të shumta në hyrjet e daljet e tij dhe në çdo kryqëzim.

Sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan të detajuar masash ,duke vendosur pika të shumta kontrolli  në rrugët e qytetit.

Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Gramoz Lala bën me dije se kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim si dhe për rritjen e sigurisë rrugore.

Në pikat e kontrollit, përveç efektivëve të sektorit të qarkullimit rrugor, kanë qënë të inspektorët e krimeve dhe trafiqeve në DVP Berat.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet, për t’u verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen zjarr ne cerove ekipet ne terren shtepite jane te sigurta neser pritet nderhyrje me mjete ajrore 68b0cab2ad847
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen zjarr në Cerovë, ekipet në terren! Shtëpitë janë të sigurta, nesër pritet ndërhyrje me mjete ajrore

zekirija ramadani emocion i madh 68b0cc7863de1
Lajmi i radhës

Zekirija Ramadani: Emocion i madh

Të fundit nga

ShkoLartë