Zekiri, të pabazë e ka quajtur dënimin prej dy vite e gjysmë burg dhe paralajmëroi se përmes ekipit të tij të avokatëve do ta ankimojë vendimin. Sipas tij, në gjithë procesin nuk ëhstë dëshmuar paramendimi i tij për marrëveshjet e arritura.
MUHAMED ZEKIRI – ISH SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I QEVERISË
“Unë vetëm kam zbatuar paramendimin e të tjerëve, respektivisht Qeverisë, që ishin propozuar nga Zv/Kryeministri Fatmir Bytyqi. Nuk isha unë që I shihja marrëveshjet, por ekspertët juridik të qeverisë dhe në asnjë moment nuk më thanë që unë nuk duhet të mos I nënshkruaj dokumentet”, deklaroi Muhamed Zekiri, ish Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.