Basketbollsiti Samir Zekiqi largohet nga klubi me renome Trepça e Mitrovicës.
Zekiqi e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook.
“Të nderuar tifoz dhe dashamir të Trepçës: Ju informojë se nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit ku u rrita.
Me marrëveshje të dyanshme e me kërkesën time sot i kemi ndarë rrugët me KB Trepçën.
Falënderoj maksimalisht kryesinë e klubit që ishin korrekt në secilin aspekt, falënderoj bashkëlojtarët, dhe njëheri ju kërkoj falje për këtë vendim të gjithëve.
Për arsye personale më duhet të pushoj disa ditë, ndërsa për të ardhmen time ende nuk kam vendos asgjë.
Klubit dhe qytetit ia uroj të gjitha të mirat”, njofton Zekiqi.