Zeka i kërkon qeverisë helikopterë, thotë se kanë pak zjarrfikës

min lexim

Ish-komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka, ka thënë që gjendja është alarmante sa i përket rrezikut të zjarreve gjatë verës dhe nga numri i paktë i zjarrfikësve për menaxhimin e tyre.

“Sa u përket zjarrfikësve të Kosovës në përgjithësi, edhe të Prishtinës, me të vërtet jemi në një situatë jashtëzakonisht të palakmueshme,” ka thënë Zeka për Edicionin Special.

“Vjen puna t’u u shtu edhe ky është një problem shumë i madh. Duhet t’i hapim sytë, e ishalla nuk na ndodh edhe neve si ka ndodhur në Spanjë, se me të vërtet ka me qenë shumë vështirë”.

“Ka me pasë jashtëzakonisht zjarre të mëdha që nuk do të mund t’i menaxhojmë se kemi shumë pak zjarrfikës në krejt Kosovën”.

Përpos numrit të vogël të zjarrfikësve, Zeka po ashtu tha se ata kanë nevojë për pajisje, dhe se do t’u hynin në punë helikopterët në menaxhimin më të mirë të zjarreve.

“Hapi I parë që duhet ta bëjë kjo qeveri është që të vetëdijesohet popullata, të mos shkaktojë zjarre për pastrimin e pasurisë së vet se ai zjarr nuk mund të menaxhohet”.

“Të pranohen zjarrfikës të rinj, të kemi edhe një helikopter, edhe një avion pse jo, që në raste të tilla të përdoret edhe të jetë ma lehtë të menaxhohen këto situata që mund të jenë fatale”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndjenja e vetmisë në një çift… Shenjat që tregojnë distancën emocionale

Story i radhës

“Qeveria mund ta përdorë sulmin për tender multimilionësh!”/ Sulmi kibernetik, Karamuço: Të dyshuara, dy organizata nga Irani

Të fundit nga