Lideri i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi ka uruar Shqipërinë për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për orientimin pro serb dhe pro rus, transmeton TV21.
“Shqipëria me hapa të sigurt filloi rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, urime për vëllezërit tanë shqiptarë, më se e merituar.
Urime еdhe qeverisë antishqiptare të Maqedonisë së Veriut e cila me hapa edhe më të sigurt po na kthen në vitet e 90’ta dhe më afër Sërbisë dhe Rusisë.
Уриме, уриме. “Maqedonia përsëri e ytja”, shkruan Zejdi.
Burimi: tv21