Zejdi: Turp për Zendelin që pret mbrojtje nga “E Majta” dhe e VMRO-ja!

March 2, 2022
1 minut lexim

Shkarkimi i Fadil Zendelit tashmë dy ditë ka bllokuar Kuvendin. Por, sipas deputetit Skender Rexhepi,  Fadil Zendeli do të shkarkohet sepse sipas rregullores, ai vend I takon shumicës parlamentare e jo opozitës.

Për deputetin e Alternativës, qëllimi i VMRO-së dhe i “Levicës”, është i kuptueshëm por thotë se është i habitur me deputetin shqiptar, i cili sipas deputetit Rexhepi, vite më parë është betuar se s’do të bëhet as deputet i LSDM-së, e tash mbrohet nga VMRO-ja dhe E Majta, e cila të gjithë reputacionin që gëzon e ka nga politika anti-shqiptare.

Sipas Rexhepit, Zendeli s’i ka mbetur tjetër, veç “ta qajnë nga gratë e Zajazit”, duke shtuar se ndonjëherë gëlltiet edhe kjo.

Ai ka pyetur se kujt vallë po i shërben deputeti Zendeli?

Ndryshe, shumica parlamentare tash e dy ditë po kërkon shkarkimin e Fadil Zendelit, deputet i Lëvizjes Besa, nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, por i njëjti nuk është shkarkuar pasi mbrohet nga deputetët e opozitës shqiptaro-maqedonase.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OKB ndëshkon Rusinë, Basha: Një ditë historike për paqen, bota e bashkuar në krah të Ukrainës

Story i radhës

Krasniqi: FSK-ja është përgatitur për të hyrë në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë