Zejdi: Turp! Gjithë deputetët e VLEN-it votuan PRO ligjit për Arsimin Fillorë – në 367 shkolla shqipe drejtorët do të testohen për njohurinë e gjuhës maqedone!

December 27, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka reaguar pasi kuvendi miratoi Ligjin për Arsimin Fillor, me ç’rast drejtorët e shkollave do t’i nënshtrohen testit për njohjen e gjuhës maqedonase.

Zejdi akuzon VLEN-in se po zbaton agjendën e VMRO-DPMNE-së për maqedonizimin e shkollave fillore shqipe, pasi gjithë deputetët e VLEN-it votuan PRO këtij ligji.

 

Reagimi i plotë:

 

VASALITETI KA EMËR – VLEN

Në Kuvendin e RMV-së, sapo kaloi Ligji për Arsim Fillor, në të cilin është përcaktuar që të gjithë drejtorët e shkollave fillore t’i nënshtrohet testit për njohjen e gjuhës maqedonase.

Fatkeqësisht, deputetët e VLEN-it, refuzuan thirrjen tonë që të mos votohet ky ligj i cili është pjesë e agjendës nacionaliste të VMRO-së për maqedonizimin edhe të shkollave fillore shqipe.

Kështuqë, TË GJITHË deputetët e VLEN-it unanimisht votuan që, në 367 shkolla fillore të pastra shqiptare drejtorët të jenë të detyruar të kenë certifilatë për njohjen e gjuhës maqedonase, pavarësisht faktit që të gjthë nxënësit në këto shkolla janë shqiptarë.

Turp!!!

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Unë nuk jam këtu për ty’/ Debatojnë ashpër dy konkurentet e BBVA

Story i radhës

“Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025”, analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë