Zejdi: Ardhmëria e Maqedonisë po rrezikohet nga disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

August 19, 2023
1 minut lexim

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se ardhmëria e vendit po rrezikohet nga disa deputetë nacionalistë e shovinistë në kampion politik maqedonas, përcjell TV21. Zjedi thotë se të njëjtit po e thellojnë krizën ekonomike dhe sociale në vend.

“Ardhmëria e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është e rrezikuar nga fqinjët e saj, e as nga qytetarët e saj pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare. Ajo nuk është e rrezikuar as nga shumica e deputetëve në kuvendin e RMV (maqesonas, shqiptar, turq etj.) të cilët janë më se të vetëdijshëm për peshën dhe vlerën e vendimmarrjes në vij të hapjes së rrugës drejt BE-së. I gjithë vendi ynë po dërgohet buzë greminës duke rrezikuar thellim më të madh të krizës ekonomike dhe sociale si dhe izolimin nga faktori ndërkombëtar, gjithnjë vetëm për shkak të disa deputetëve nacionalshovinist maqedonas të cilët nën petkun e patriotizmit të rrejshëm për pika të ulta politike, duke imituar Gevarën, Enver Hoxhën dhe Millosheviqin e vogël, do t’a kthejnë vendin në vitet e 90’ta”, shkruan Zejdi./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U thith nga kulluesi i pishinës, humb jetën i mituri në Itali

Story i radhës

Presidenti ukrainas Zelenskyy arrin për vizitë në Suedi

Të fundit nga

ShkoLartë