Zëdhënësi i Qeverisë: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

March 29, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’.

Në fakt, pika 7, ajo diskutabilja e që kryeministri po i referohet si vetëmenaxhim, është më e keqe sesa Asociacioni sipas shumë opinionistëve, pasi parasheh një lloj autonomie.

Në anën tjetër, Kryeziu ka përmendur edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë, si pjesë e kësaj pike.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është çështja e marrëveshjes e cila nuk përmban as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjëhershëm është pika 7 e marrëveshjes e cila nuk përmban termin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëveshjet e vitit 2013 e 2015 që përfshihen në pikën 10 të nenit dhe janë në mesin e 39 të tjerave. Me apo pa vetëdije, nuk i bëjmë shumë nderë vendit kur pikën 10 e reduktojmë vetëm në marrëveshjet paraprake të Asociacionit”, deklaroi Kryeziu në Kanal10.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Temperatura deri në 14 gradë, si parashikohet të jetë moti për sot

Story i radhës

ShBA-ja mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë