Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni.
“Fatkeqësisht nuk kam asnjë informacion për këtë”, tha Peskov kur u pyet nga CNN, transmeton Klankosova.
Menjëherë pas incidentit, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk është kryer asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak
Kujtojmë se Presidenti amerikan, Joe Biden, i ofroi homologut të tij polak, Andrzej Duda, mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hetimin e vendit në një shpërthim që vrau dy persona pranë kufirit me Ukrainën.