Zëdhënësi i komunës së Pejës identifikon tre shkaktarë për përmbytjen e qytetit nga vërshimet

November 23, 2022
1 minut lexim

Shiu që ra ditëve të fundit shkaktoi vërshime në disa komuna të Kosovës, e veçanërisht në komunën e Pejës.

Në një intervistë për emisionin “Kiks Kosova”, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, fillimisht tha se “shiu është punë e Zotit dhe nuk mund të parashikohet”.

“Shkaktarë nuk mund të themi se është fjalë e rëndë po kjo është punë Zoti, shiu që ka rënë me vrull kaq të madh”, tha ai.

Gjatë bisedës, Zekaj identifikoi tre nga shkaktarët që i kushtuan qytetit të Pejës me vërshime e dëmtime ditëve të fundit.

Mbulesa e terracës në një nga lokalet afër “Çokolicës” në qendër të qytetit ishte një ndër shkaktarët, që sipas Zekaj, kësaj here doli nga shtrati.

‘’Çokolica nuk ka dalë nga shtrati për shkak të mosmirëmbajtjes por për shkak të pakujdesisë, sepse ne e kemi gjetur aty të një lokal që e ka terracën, e kemi gjetë një caradë që e ka nxënë atë pjesën aty. Edhe në Kapeshnicë, një rrjedhë e lumit që është me kthesë dhe nuk e ka përballu se kanë qenë reshjet shumë të mëdha’’, ka thënë Zekaj për KIKS-in.

Ai ka shtuar se komuna tanimë ka formuar Komisionin për vlerësim të dëmeve dhe do të dalin në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëveshja për targat, Vjosa Osmani falenderon SHBA-të

Story i radhës

Kovaçevski: Ekziston kërcënim që të pengohet plani europian dhe të dërgohet shteti në izolim

Të fundit nga

ShkoLartë