Zbuloni ç’ju thotë fati, Letra Tarot për javën e ardhshme është ‘Bota’

Duke nisur nga dita e sotme, do të vini re se do të përjetoni ditë më të qeta dhe pa konflikte. Megjithatë, sigurohuni të mos jeni ju personat që mund të nisin një debat, pasi Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë deri në 14 maj. Gjatë kësaj jave, shmangni situata që mund të sjellin pakënaqësi në familje dhe në punë. Java e ardhshme duhet të jetë një periudhë reklaksimi pas të gjithë dramave që vijnë nga influenca e Mërkurit…të paktën për disa ditë.

Letra Tarot për javën e ardhshme është: BOTA

Kjo letër na tregon se jemi në përfundim të një cikli jetësor dhe tashmë duhet të nisim të përqafojmë fillime të reja të mbushura me sfida dhe emocione. Këto fillime mund të kenë të bëjnë me projekte afatgjata, udhëtime, studime, një marrëdhënie romantike ose një vend të ri pune. BOTA gjithashtu simbolizon diplomimin, martesën, lindjen e një fëmije ose arritjen e një ëndrre apo aspirate. Ajo ju tregon se më në fund e keni arritur qëllimin tuaj dhe jeni në vendin e duhur duke bërë gjënë e duhur. Nëse ndjeni se nuk jeni akoma në fazën e nisjes së diçkaje të re, BOTA gjithashtu ju kujton të çoni deri në fund projektet dhe planet që keni nisur përgjatë 10 muajve të fundit dhe të mos dekurajoheni për shkak të vonesave. Kjo letër është mjaft e fuqishme dhe ju udhëzon që të reflektoni rreth rrugëtimit tuaj, të nderoni arritjet dhe të nxirrni mësime shpirtërore nga eksperiencat që keni kaluar. Reflektimet që do të bëni mund t’ju befasojnë. Gëzohuni për realizimin e qëllimeve dhe shprehni mirënjohje për atë që keni krijuar dhe po korrni. Është shumë e rëndësishme të mos nxitoni për projektin e radhës, por t’i mendoni objektivat me kujdes. Dijeni se nëse nuk keni arritur të merrni atë që doni, jeni shumë afër! Fjalë për fjalë, BOTA mund të nënkuptojë edhe një udhëtim 3-6 mujor nëpër botë. Nëse e merrni këtë vendim gjatë këtyre ditëve, kini kujdes nga ndikimi i Mërkurit. E mira është që vendimin për të lëvizur ta merrni pas datës 14 maj.  

Ju urojmë një javë të mbarë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi sfidon VMRO-në: Votoni ligjet, bllokada juaj kushton mbi 100 milionë euro dhe dy vjet vonesë

Story i radhës

Tare kundër orarit të ndeshjes

Të fundit nga