Zbuloni cilat janë vitaminat e duhura për të luftuar lëkurën e thatë

February 14, 2022
min lexim

Askush nuk preferon një lëkurë të thatë të plasaritur apo të skuqur dhe kjo nuk ka diskutim. Ajo çfarë kërkon vëmendjen e duhur janë mënyrat se si njerëzit zgjedhin të përballen me këtë problem. Shpesh me kremra, kura natyrale apo duke u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Por në të vërtetë kurimi i vërtetë i problemit fillon nga brenda, me marrjen e suplementëve të duhur.

Vitamina, minerale e çdo ushqyes i nevojshëm që ndikon në hidratimin e mirë të lëkurës janë zgjidhja më afatgjatë që mund t’i dhuroni trupit tuaj. Në këtë artikull do ju tregojmë disa prej tyre të cilat mund t’i përdorni menjëherë.

Vitamina C
Lëkura përmban nivele të larta të vitaminës C nga 64 miligramë në 100 gramë në zonën e epidermës. Kur nivelet e kësaj vitamine bien nën këto norma lëkura fillon të mos jetë me shumë e hidratuar dhe shëndetshme. Një studim i vitit 2017 zbuloi se suplementet e vitaminës C mund të rrisin funksionin e barrierës mbrojtëse së lëkurës.

Duke ndihmuar kështu në hidratimin e mirë të lëkurës dhe parandalimin e tharjes së saj. Mjafton vetëm pak miligramë të cilët ndihmojnë në mbajtjen e ujit, duke parandaluar kështu lëkurën e thatë. Ndërsa në një tjetër studim të vitit 2016 ku u trajtuar 152 gra me vitaminë C, tregoi se me vetëm 54 miligramë në ditë ndihmoi në luftën kundër tharjes së lëkurës.

Vitamina D
Vitamina D është e tretshme në yndyrë duke rritur kështu rritjen e qelizave të mira në lëkurë. Marrja e vitaminës D ndihkon ndjeshëm në rritjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës. Në një studim të vitit 2013 u gjet një lidhje konkrete mes kësaj vitamine dhe hidratimit të lëkurës. Kshtu që mundohuni të merrni më shumë diell të kosnumoni më shumë peshk, mish apo vezë si dhe të përdorni produkte të pasura me vitaminë D.

Vitamina E
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm me shumë përfitime anti-inflamatore. Konsumimi i saj në formën e tabletave mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, në luftimin e akneve dhe parandalimin e kancerit të lëkurës. Një studim i vitit 2015 zbuloi se Vitamina E në formën e tabletave që merrën nga goja është shumë efektive në trajtimin e ekzemës, një gjendje e lëkurës që shkakton thatësi, skuqje dhe kruajtje.

Ajo ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë ndaj rekomandohet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme. Mund ta gjeni natyrshëm në shumëushqime si arra, fara, fruta dhe perime. Duke përfshirë gjalpë kikiriku, fara luledielli, spinaq, speca të kuq dhe avokado.

Vaji Peshkut
Vaji i peshkut një burim i madh i omega-3 dhe përmban acid DHA dhe acid EPA. Të dy këta acide yndyrore që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe ndihmojnë në shërimin e trupit. Një dietë e pasur me vaj peshku ndihmon në hidratimin e mirë të lëkurës si dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj.

Vaji i peshkut gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës, një sëmundje kronike e inflamatore e lëkurës që shkakton njolla të thata dhe irritime në lëkurë. Ekspertët rekomandojnë marrjen ditore të vajit të peshkut për një periudhë nga 6 javë deri në 6 muaj për të përmirësuar lëkurën tuaj.

Suplemente të tjera
Në grupin e vitaminave dhe mënyrave për të luftur lëkurën e thatë në çdo kohë të vitit futen edhe disa të tjera. Si probiotikët të cilët ndihmojnë në krijimin e baktereve të mira në stomak të cilat reflejtojnë më pas në një lëkurë më të shëndetshme. Kolagjeni është një tjetër aleat i bukurisë e i lëkurës. Ai ju ndihmon të mbani një lëkurë më të re e të hidratuar.

Mjafton të 5-10 gramë në ditë për të arë rezultate në lëkurën tuaj. Aloe vera është një tjetër trajtim shumë natyral që mund ta përdorni në shumë mënyrë. Si duke e konsumuar apo duke lyer fytyrën me të. Nëse keni ndonjë sëmundje të veçantë, skuqje, irritime apo plasaritje, aloe vera do të bëjë punën më të mrië për ta larguar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia është gati për pushtim të Ukrainës, Franca paralajmëron pasoja të mëdha

Story i radhës

Pirlo afër të marrë drejtimin e Salernitanas

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë