Zbulon plotësisht detajet e GeForce RTX 4070 Ti

min lexim

Nvidia pritet të prezantojë kartën e re grafike GeForce RTX 4070 Ti në evenimentin CES javën e ardhshme ndërsa detajet e saj tashmë janë bërë publike pothuajse krejtësisht.

Këto informacione zbulojnë edhe çmimin e mundshëm. RTX 4070 Ti do të vijë me 12GB memorie GDDR6X me 7680 bërthama CUDA dhe frekuencë maksimale prej 2.61Ghz.

Nvidia beson se karta grafike do të ofrojë eksperiencë gaming 4K me 240Hz ose 8K me 60Hz DSC dhe HDR të aktivizuar. kompania pretendon se RTX 4070 Ti do të ketë 3.5 herë më shumë performancë sesa RTX 3080 në Cyberpunk 2077.

Besohet gjerësisht se karta grafike është një version i ribranduar i RTX 4080 12GB që Nvidia lançoi në Tetor. Kompania u tërhoq nga lançimi i kësaj karte pas kritikave të shumta nga komuniteti të cilët e quajtën kompaninë të pangopur.

Asokohe Nvidia lançoi dy modele RTX 4080 ku njëri kishte 12GB RAM dhe tjetri 16GB RAM. Shumë shpejtë u mësua se modeli 12GB RAM nuk kishte thjeshtë më pak memorie por ishte dukshëm më i ngadaltë sesa modeli 16GB RAM që ofron një numër më të lartë bërthamash CUDA.

Nvidia do të mbajë një eveniment më datën 3 Janar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me kë u revoltua Alaudini, ja për cilën bëhet fjalë

Story i radhës

Lirohen 82 ushtarë rusë të zënë rob në Ukrainë

Të fundit nga