Zbulohet tuma e tretë në Himarë, Rama: I përkasin periudhës së hekurit të hershëm

Zbulime mbresëlënëse në Himarë po ndodhin në Himarë, të cilat i përkasin periudhës së hekurit të hershëm shek. XI-X p.Kr.

“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

Objektet e zbuluara në to i përkasin periudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). 

Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shefi i OKB-së: “Diçka nuk shkon” me operacionet izraelite, mijëra fëmijë të vrarë në Gaza

Story i radhës

Konjufca pranon Raportin e Progresit për Kosovën

Të fundit nga