zbulohet shkaku i vdekjes se nenes se ben affleck 6a6a067b8dac4

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënës së Ben Affleck

July 29, 2026
1 minut lexim

Janë bërë publike detaje të reja rreth vdekjes së Chris Anne Affleck, nënës së aktorëve Ben dhe Casey Affleck.

Sipas certifikatës së vdekjes, ajo ndërroi jetë më 2 qershor në shtëpinë e Ben Affleck në Los Angeles, si pasojë e një arresti kardiopulmonar.

Dokumentet tregojnë se Chris Anne vuante prej muajsh nga kanceri në pankreas, sëmundje që kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo ishte 83 vjeçe dhe, sipas familjarëve, u nda nga jeta derisa ishte në gjumë.

Ish-mësuesja ishte diagnostikuar me kancer në dhjetor dhe mjekët i kishin dhënë rreth gjashtë muaj jetë.

Pak ditë para vdekjes, arriti të realizonte një nga dëshirat e saj të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, Atticus.

Chris Anne Affleck ishte nënë e Ben dhe Casey Affleck, gjersa pas vdekjes la pas pesë nipër e mbesa. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne plazhin e anglise vdesin tre persona ne mesin e tyre nje 7 vjecar 6a6a05b0f0ec5
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në plazhin e Anglisë: Vdesin tre persona, në mesin e tyre një 7-vjeçar

ministri i kultures takohet me drejtorin e agjencise per zbatimin e gjuheve diskutohet bashkepunimi nderinstitucional 6a6a092dbbbe4
Lajmi i radhës

Ministri i Kulturës takohet me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, diskutohet bashkëpunimi ndërinstitucional

Të fundit nga

ShkoLartë