zbulohet se kur vjen samsung galaxy s25 edge 681f5bc302d17

Zbulohet se kur vjen Samsung Galaxy S25 Edge

May 10, 2025
1 minut lexim

Samsung do ta prezantojë zyrtarisht më 13 maj modelin shumë të pritur Galaxy S25 Edge, duke përmbyllur kështu serinë aktuale Galaxy S25. Bëhet fjalë për telefonin e tyre premium më të hollë deri më tani, i cili u shfaq për herë të parë para publikut që në fillim të vitit, por pa shumë detaje.

Nga Samsung kanë deklaruar se Galaxy S25 Edge është “më shumë se një telefon i hollë i mençur, me çdo kthesë, vijë dhe përbërës që përfaqësojnë një inxhinieri revolucionare dhe precize, me qëllim krijimin e një përvoje të denjë për emrin e serisë S.”

Çfarë do të thotë saktësisht kjo, nuk është bërë e ditur, por është konfirmuar se telefoni do të ketë kamerën kryesore me 200 MP, njësoj si modeli Galaxy S25 Ultra. Prezantimi do të mbahet në orën 2 të mëngjesit sipas orës sonë lokale.

Të dhënat e tjera për telefonin ende nuk janë bërë të ditura, por pritet që të pajiset me çipin Snapdragon 8 Elite dhe një trup më të hollë se 6 milimetra.

Edhe pse për shkak të ndërtimit të hollë mund të ketë një bateri me kapacitet më të vogël, lajmi i mirë është se pajisja do të jetë mjaft rezistente, gjë që është konfirmuar që në mars nga nënkryetarja e sektorit për produkte dhe marketing në degën britanike të Samsung Mobile Experience, Anika Bizon.

Gjithashtu, Samsung së fundmi ka zbuluar aksidentalisht në versionin frëngjisht të faqes së saj kanadeze se modeli bazë Galaxy S25 Edge me 256 GB memorie të brendshme do të kushtojë 1.678 dollarë kanadezë (rreth 1.100 euro), ndërsa versioni më i fuqishëm me 512 GB hapësirë ruajtjeje do të kushtojë 1.858 dollarë kanadezë (rreth 1.200 euro).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

antony mund te shkruaje historine ne kupat e europes 681f5ad706367
Story i mëparshëm

Antony mund të shkruajë historinë në Kupat e Europës

gjuriq be nuk do ti vendose sanksione serbise pas vizites se vuciq ne moske 681f5e5803eca
Story i radhës

​Gjuriq: BE nuk do t’i vendosë sanksione Serbisë pas vizitës së Vuçiq në Moskë

Të fundit nga

ShkoLartë