Shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila mund të jetë gati për pacientët para vitit 2030. Kështu ka deklaruar themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin, në një intervistë për BBC, bazuar në të njëjtën teknologji të ARN-së (mRNA) që u përdor për të krijuar vaksinat e anti-COVID. Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.
“Si shkencëtarë ne hezitojmë të pretendojmë se kemi një kurë për kancerin” tha bashkëshortja e tij Özlem Türeci, por Ugur Sahin ishte optimist: “Ne mund të kemi një vaksinë para vitit 2030,” tha ai.
Vaksina do të përdoret për të trajtuar pacientët me melanoma me rrezik të lartë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, tumoret e zorrëve dhe llojeve të tjera të kancerit.
“Provat klinike po përparojnë mirë tani për tani, por është thelbësore të jemi të kujdesshëm dhe të mos pretendojmë fitoren shumë shpejt. Ne kemi bërë një përparim dhe do të vazhdojmë të punojmë për to,” komenton Türeci.
Ndër vështirësitë e shumta, është fakti që qelizat kancerogjene që formojnë tumore mund të mbulohen me lloje të ndryshme antigjenesh dhe kjo e bën shumë të vështirë krijimin e një vaksine që mund të eliminojë të gjitha qelizat kancerogjene pa prekur ato të shëndetshme.
Burimi: GAZETA.MK