Zbulohet se kur do të fillojë Big Brother VIP 2

1 minut lexim

Pyetja më e shpeshtë që po i bëhet Arbanës këto kohë është se kur do të nisë Big Brother VIP 2. Megjithëse ajo ka preferuar të mos e zbulojë ende, lajmi po qarkullon sot në media.

Sipas VIP Magazine, BBV Albania 2 do të nisë transmetimin më 24 dhjetor, natën e Krishtlindjeve. Po ashtu, mësohet se shtëpia e re do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për produktin final tashmë janë drejt përfundimit.

Dje, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Arbana u pyet nëse do të udhëtojë për festat e fundvitit. Moderatorja e mohoi duke mos e thënë arsyen, por duke publikuar një foto nga studioja e Big Brother.

Po ashtu, këtë fundvit Arbana do të prezantojë edhe Festivalin e Këngës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situatë e rënduar me reshjet, MAS pezullon mësimin në 16 shkolla

Story i radhës

Arta Bilalli-Zendeli në Komitetin politik të Asamblesë së NATO-s

Të fundit nga