zbulohet pllaka perkujtimore e drita saitit gruas e cila dhuroi te gjitha stolite e arit per universitetin e tetoves 67ccaacf7056a

Zbulohet pllaka përkujtimore e Drita Saitit, gruas e cila dhuroi të gjitha stolitë e arit për Universitetin e Tetovës

March 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 mars – Në shënimin e 8 Marsit, ditës së gruas, në ambientet e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit të UT në Kumanovë, kurse në prani të udhëheqjes së UT me në krye rektorin Prof. Dr. Jusuf Zejnelin si dhe anëtarëve të familjes dhe mysafirëve tjerë, u zbulua pllaka kujtimore e Drita Saitit, raporton Televizioni Festa.

“Sot është një ditë e mbushur me emocione të përziera emocione krenarie, por edhe mallëngjimi. Ndihem thellësisht i nderuar dhe krenar për këtë moment të veçantë, por njëkohësisht edhe i prekur nga kujtimet dhe ndjesitë që kjo ngjarje sjell me vete. Shpreh mirënjohje të sinqertë udhëheqësisë së UT dhe ju falënderoj nga zemra për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në vlerësimin e figurave që kanë dhënë kontribut në momentet më të vështira për UT. Ky është një gjest i çmuar që dëshmon respektin dhe mirënjohjen për ata që kanë sakrifikuar për të ardhmen tonë. Ata që erdhën para nesh na trasuan rrugën për të qenë këtu ku jemi sot. Por mbi ne qëndron një obligim moral dhe kombëtar të trasojmë rrugën për gjeneratat e ardhshme, që ato të ecin drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Me këtë rast, duke qenë në ditën e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dua të shpreh respektin dhe admirimin tim më të madh për nënat, gratë, motrat dhe vajzat tona. Ato janë zemra e familjes, forca e shoqërisë dhe burim i pashtershëm i dashurisë dhe sakrificës. Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme për rolin e tyre të pazëvendësueshëm dhe për nevojën për të ndërtuar një shoqëri ku ato vlerësohen, respektohen dhe mbështeten gjithmonë. Gëzuar 8 Marsin!”, shkroi djali i tij, profesori Blerim Saiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

stilistja ellen hodakova larsson shfaqet per here te pare ne javen e modes ne paris 67cca61ecfbed
Story i mëparshëm

Stilistja Ellen Hodakova Larsson shfaqet për herë të parë në javën e modës në Paris

si ndodhi aksidenti tragjik qe i mori jeten 2 vjecarit 67ccafbbc8026
Story i radhës

Si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 2-vjeçarit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë