zbulohet oferta qe reali po e pergatit per 17 vjecarin e dortmundit 62809985ed8f4

Zbulohet oferta që Reali po e përgatit për 17-vjeçarin e Dortmundit

May 15, 2022
1 minut lexim

Real Madridi raportohet se po përgatit një ofertë për talentin e ri të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

Sulmuesi që bëri debutimin e tij te skuadra gjermane në moshën 16-vjeçare në nëntor të vitit 2020, ka marrë vëmendjen e gjigantit spanjoll.

Real Madridi thuhet se e dëshiron transferimin e Moukokos në afatin kalimtar të verës. 

Sipas “Fichajes”, “Los Blancos” janë duke përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove dhe një kontratë katër-vjeçare për reprezentuesin gjerman.

17-vjeçari me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Youssoufa Moukoko regjistroi 16 paraqitje me Dortmundin këtë sezon në Bundesligë, teksa shënoi dy gola dhe regjistroi dy asistime. /

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

5 llojet e pushimit qe ju nevojiten pervec gjumit 62808ef73b395
Story i mëparshëm

5 llojet e pushimit që ju nevojiten, përveç gjumit

sot dita nderkombetare e familjes 6280998a451a4
Story i radhës

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

Të fundit nga

ShkoLartë