zbulohet nje call center ne bulevardin gjergj fishta ku kryhej mashtrim kompjuterik arrestohen 4 administratoret 6a2a68efbe511

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik, arrestohen 4 administratorët

June 11, 2026
min lexim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Hold on”, duke goditur një rast të dyshuar mashtrimi kompjuterik të organizuar në formën e një call center-i në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, ambienti i përshtatur si call center ishte vendosur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm me skema mashtrimi online.

Gjatë ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë katër persona të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të veprimtarisë, të identifikuar si E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.

Gjithashtu, 49 punonjës të tjerë u kapën në ambientet e punës dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad, si dhe 107 pajisje të ndryshme elektronike dhe materiale të tjera që pritet t’i shërbejnë hetimeve. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Krimeve Kibernetike të Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

NJOFTIMI I POLICISE

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

anulohet seanca per vrasjen e dyfishte ne kolovice 6a2a6876a862e
Lajmi i mëparshëm

Anulohet seanca për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë

shperthim tragjik ne kine 7 te vdekur dhe 17 te plagosur 6a2a6951ac86e
Lajmi i radhës

Shpërthim tragjik në Kinë, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë