anulohet seanca per vrasjen e dyfishte ne kolovice 6a2a6876a862e

Anulohet seanca për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë

June 11, 2026
1 minut lexim

Për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Naim Berisha, avokati Naim Rudari ishte i angazhuar me tjetër seancë, është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars 2024.

Në këtë rast, bashkë me Naim Berishën, akuzohen Ahmet Berisha, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit, Alltën Murseli tha se avokati Rudari ka seancë në Departamentin Special, andaj nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Gjykimi po mbahet në mungesë ndaj të akuzuarve Naim Berisha dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.

Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Naim Berisha dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba godet iranin per te dyten dite radhazi trump do ti shkaterrojme nese nuk 6a2a63e5ce61f
Lajmi i mëparshëm

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…

zbulohet nje call center ne bulevardin gjergj fishta ku kryhej mashtrim kompjuterik arrestohen 4 administratoret 6a2a68efbe511
Lajmi i radhës

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik, arrestohen 4 administratorët

Të fundit nga

ShkoLartë