Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD-ASHM

June 2, 2025
1 minut lexim

Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, gjatë debatit në “Log.” në News24, zbuloi mesazhin e Sali Berishës për kandidatët e PD që do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

“Kandidatët do të mbështeten nga koalicioni. Secilit do t’i jepet mbështetja, partia e ka marrë përsipër. E ka thënë vetë kryetari Berisha…

Endri Xhafo lexon sms-në e Berishës:

Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH

Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha.

Ivi Kaso: Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dhjetëra nxënës kapën duke kopjuar me telefon në maturën shtetërore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë