Policia e Shqipërisë ka shkatërruar një rrjet që trafikonte lëndë narkotike përmes liqenit në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe arrestoi 4 persona.
Në kuadër të operacionit të “Restart 15”, u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.
4 të arrestuarit funksiononin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në fshatin Lin dhe për ta trafikuar atë me varka peshkimi drejt RMV-së.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: TV21