Ylli anglez, Jude Bellingham si pasojë e paraqitjeve mbresëlënëse me Borussia Dortmundin dhe Kombëtaren e Anglisë, tani është nën radarin e shumë gjigantëve evropianë.
Besohet se Liverpooli, Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Real Madridi kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e Bellingham..
Raportohet se mesfushori i Dortmundit preferon një kalim në La Liga, por nuk mund të përjashtohet mundësia e transferimit në Premier Ligë.
City dhe Liverpooli thuhet se do të luftojnë kokë më kokë për sigurimin e shërbimeve të yllit anglez, ku një kalim te skuadra e Pep Guardiolës mund të ndodhë për shkak të lidhjes së mesfushorit me sulmuesin Erling Haaland.
Haaland dhe Bellingham kanë qenë bashkëlojtarë te Dortmundi deri në merkaton verore, ku Haaland u transferua te City.
Tani, siç raportohet nga “CBS Sports Golazo”, Haaland e ka këshilluar Bellingham që të refuzojë interesimin nga klubet e tjera dhe t’i bashkohet atij te City.