Ndoshta kjo pyetje nuk ju ka ardhur ndonjëherë në mendje, por dokumentari i ri i Meghan dhe Harry po na përfshinë në shumë detaje të jetës së tyre.
Së pari, le të flasim për “H”
Në episodin Harry & Meghan, Dukesha e Sussex-it i referohet në mënyrë të përsëritur burrit të saj thjesht me shkronjën “H”.
“Haz”
Meghan zbulon gjithashtu se e ka të shënuar emrin e kontaktit të Princit Harry në telefonin e saj si Princ Haz. Në të njejtën mënyrë e thërret edhe miku i përbashkët që i prezantoi.
Harry e quan Meghan “M”
Gjatë të njëjtit episod të “The Late Late Show”, James e pyeti Harrin: “Si ta gjej Dukeshën?” duke lëvizur nëpër kontaktet e telefonit. Më pas ne marrim një paraqitje të shkurtër të pseudonimit të Harry-t për Meghan, kur ai i thotë të kërkojë “M”.
BTW, Harry dhe Meghan nuk janë as emrat e tyre të vërtetë
Po, e lexuat mirë. Për t’i bërë gjërat edhe më shumë?!?!?!?, Duka dhe Dukesha formalisht nuk emërtohen me emrat e tyre ligjorë (që janë përkatësisht Henry dhe Rachel).
Sipas HITC, “Kur lindi djali i Dianës dhe Charles, pallati tha se ai do të njihej zyrtarisht si Princi Henry Charles Albert David, por vetëm Harry për familjen.”
Po për Meghan?
Emri i saj i plotë është në të vërtetë—Rachel Meghan Markle.