Sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.
Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, i madh ka qenë interesi për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë. Ndonëse u lajmërua se do të niste në shtator, organizatorët bën me dije se për arsye teknike, do të duhej dhe pak sa gjithçka të ishte gati. Por duket se pritjes po i vjen fundi. “Panorama Plus” ka mësuar se formati do të nis në datën 5 dhjetor.
Tashmë duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm që do të dhurojnë spektakël në më shumë se 100 ditë. Deri më tani ajo që dihet është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.
E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Organizatorët kanë vendosur tashmë për datën e nisjes, që do jetë pikërisht e hëna e parë e muajit dhjetor. Mbetet për t’u parë nëse ky format do të jetë një herë apo dy herë në javë si ishte në vendin tonë, por edhe në Itali. E derisa të vijë data 5 dhjetor, jemi të sigurt që do të zbulojmë edhe emrat e banorëve të parë të shtëpisë së famshme