Zbulohet arsyeja se pse u vra biznesmeni shqiptar në Greqi

1 minut lexim

Detaje të reja janë zbuluar rreth rastit ku një biznesmen shqiptar u vra në Greqi.

Arsyeja e vrasjes së Xhani Topallit, janë 30 mijë euro që atij ia kishte borxh një pronar i një hoteli luksoz.

I dyshuari për vrasjen, është arrestuar nga policia.

53 vjeçari i kishte telefonuar autoritetet greke duke treguar për krimin.

Vrasja ka ndodhur për larje hesapesh pasi që i dyshuari ia kishte borxh paratë viktimës për punën në hotel.

46 vjeçari ishte shpallur i zhdukur që nga 28 gushti.

Viktima po atë natë kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministria e Transportit ua ndalon punonjësve përdorimin e ashensorit dhe karikimin e trotinetave elektrik nëpër zyra

Story i radhës

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë 8 ndeshjet për sonte

Të fundit nga