​Zbulohet arsyeja e dorëheqjes ë Mancinit nga posti i trajnerit të Italisë

1 minut lexim

Roberto Mancini befasoi të gjithë kur të dielën dha lajmin se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Kombëtares së Italisë.

Por, raportet e shumta nga mediat italiane bëjnë të ditur se prapa këtij vendimi të Mancinit qëndron një ofertë e lartë në drejtim të tij për ta marr drejtimin ë Arabisë Saudite.

Sipas raportimeve nga gazetari Gianluca Di Marzio, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite po e ndjekë Mancinin tash e disa muaj dhe se oferta e tyre, e cila mund të zyrtarizohet në ditët në vijim, është ajo që do të jetë e vështirë të refuzohet.

Mendohet se Mancinit do t’i ofrohen 18 milionë euro në sezon për të marrë postin vakant si trajner i Arabisë Saudite.

Raportet gjithashtu sugjerojnë se Mancinit do t’i ofrohet një marrëveshje trevjeçare, që do të thotë se ai mund të fitojë 54 milionë euro gjatë asaj periudhe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina është vendi më i minuar në botë, thotë ministri i Mbrojtjes

Story i radhës

Euro nuk del nga ‘gremina’, ja me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në tregun valuator

Të fundit nga